Aktualitet

NDODH vetëm në Shqipëri/ PLAS KEQ sherri mes qytetarëve! Dolën në protestë për ujin, banorët e Kuçovës grushta e shke

5 Gusht 2021, 08:23 Nga DOSJA
NDODH vetëm në Shqipëri/ PLAS KEQ sherri mes qytetarëve!

KUÇOVË– Skena të tilla i sheh vetëm në Shqipëri! Paraditen e sotme në Kuçovë ka pasur përplasje mes banorëve të disa fshatrave dhe atyre të Sinecit lidhur me ndërtimin e ujësjellësit të ri në zonë.

Banorë nga tre fshatra kanë dalë për të protestuar pro ndërtimit, ndërsa ata të Sinecit janë kundër vendosjes së tubacioneve në burimin e tyre, pasi sipas tyre, ata do të mbeten pa ujë. Kundërshtitë kanë arritur kulmin sot, ku banorët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa Policia ka ndërhyrë për të ndarë protestuesit që po ziheshin. 

Ndërkohë që të tjerët protestojnë për ujë, banorët e Lumasit kanë hyrë në ditën e 3 të grevës së urisë për të kundërshtuar punimet e firmës “Salillari” në burimin e fshatit të tyre, të cilat për momentin janë pezulluar.

Ndërsa sot për herë të parë banorët e fshatave të Vodës kërkojnë ujë, ata të Sinecit kanë tre muaj që dalin kundër punimeve. Protesta e tyre bëri që Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në territorin e shpallur “Monument Natyror”. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burimi i sinecit kucove protesta per ujesjellesine ne kucove burimi i sinecit kucove protesta per ujesjellesine ne kucove

Sondazh

Poll