Aktualitet

E RËNDË! Vdes në aksident një 3-vjeçar, nënës i doli një këmbësore, ‘preu timonin’ për ta shpëtuar. Makina përp

5 Gusht 2021, 08:13 Nga DOSJA
E RËNDË! Vdes në aksident një 3-vjeçar,

ELBASAN– Një aksident me vdekje është shënuar në Bujqës të Elbasanit! Mjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga pasi drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit, si pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë vetëm 3 vjeç. Shoferja 38-vjeçare, Oltja Maloku kishte dalë nga shtëpia bashkë me djalin mitur për të shkuar në farmaci, kur rrugës para i ka dalë një këmbësore.

Për të shmangur përplasjen e saj, ajo ka ‘prerë timonin’ duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi, për të dalë më pas nga rruga. Si pasojë e përplasjes është ndarë nga jeta fëmija i saj 3-vjeçar, i cili humbi jetën në spital, ndërsa e reja është e stabilizuar. Nga hetimet paraprake, i mituri nuk ishte i ulur në ndenjësen e posaçme, duke e bërë impaktin e përplasjes fatal për të.

“Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit,“- ka njoftuar Policia.

38-vjeçarja kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjake, vetëm 6-muajshe. Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan elbasan oltja maloku aksident ne elbasan elbasan oltja maloku

Sondazh

Poll