Aktualitet

‘Mbrojtja’ bën bilancin, 16 vatra aktive zjarri nga veriu në jug! Në Vlorë ‘lufta’ për Karaburunin, vatra të reja

5 Gusht 2021, 05:44 Nga DOSJA
‘Mbrojtja’ bën bilancin, 16 vatra aktive zjarri nga veriu

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë një pasqyrim të situatës së zjarrve në vend, të cilët janë të shpërndarë në 6 qarqe. Në të gjithë vendin gjithsej janë aktive 16 vatra zjarri të shpërndarë nga jugu në veri. Gjatë natës një vatër e re është aktivizuar në lagjen Tepe të bashkisë së Shkodrës dhe po në të njëjtën kohë, një tjetër vatër është shfaqur në fshatin Cerunjë në Elbasan. Po ashtu, një vatër e re është shfaqur edhe në fshatin Gadurovë të Fierit ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte.

Situata e zjarreve ne vend

Qarku Vlorë

Vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit, ku janë angazhuar 319 forca të FA, 31 mjete, 4 autoambulanca, 21 punonjës të zjarrfikëses dhe njësisë së pushtetit vendir, si edhe 3 helikopterë.
Në fshatin Delisuf të bashkisë Vlorë, vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Po punohet për izolimin e flakëve.

Qarku Shkodër

Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij, por kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, të cilat po kontrollohen nga forcat në terren. Në qytetin Fushë Arrëz, bashkia Fushë Arrëz, vazhdon zjarri. Në ndihmë të forcave dhe mjeteve të të njësive Fushë-Arrëz dhe Pukë ka shkuar edhe një helikopter. Operacioni për shuarjen e zjarrit do të vijojë ditën e nesërme.
Një zjarr u raportua rreth orës 22:31, në lagjen Tepe të bashkisë Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Qarku Dibër

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Lukan , njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Zjarri ka përparuar në një pjesë shkëmbore më pak të pyllëzuar. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe vullnetarë të zonës. Në Qafë Murrë, Njësia Administrative Selishtë, bashkia Dibër, vijon zjarri në sipërfaqe me pisha dhe shkurre.

Qarku Gjirokastër

Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Po vijon puna për të mbajtur nën kontroll situatën. Në këto vatra zjarri dhe në Parkun Arkeologjik të Antigonesë është punuar gjatë gjithë ditës edhe me një helicopter për shuarjen e flakëve.

Qarku Fier

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte në fshatin Gadurovë, Njësia Administrative Selishtë, në Mallakastër. Për shuarjen e tij janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të bashkisë, të Policisë Bashkiake dhe forca vullnetare. Zjarri vijon të jetë aktiv për shkak të sipërfaqes së madhe të favorizuar nga era dhe terrenit të thyer malor.

Qarku Elbasan

Një tjetër zjarr ka rënë rreth orës 22:30 në fshatin Cerujë, bashkia Elbasan, në një sipërfaqe me shkurre. Për shuarjen e flakëve janë në terren forcat e shërbimit vendor të zjarrfikëses.

LAJMI KRYESOR: 16 vatra aktive zjarri nga veriu në jug! Në Vlorë vazhdon ‘lufta’ për Karaburunin, vatra të reja në Shkodër, Dibër, Fier dhe Elbasan. Sot sërish ndërhyrje nga ajri…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtjes zjarre ne shqiperi ministria e mbrojtjes zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll