Politike

Djegia e mandateve të opozitës, Manjani: Bashkojuni nismës së Bashës

17 Shkurt 2019, 16:19 Nga DOSJA
Djegia e mandateve të opozitës, Manjani: Bashkojuni nismës

Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha se do të propozojë djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike ka ardhur edhe reagimi I ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Manjani shkruan se çdo opozitar duhet t’I bashkohet thirrjes së Bashës për djegie të mandateve. “Cilido që është opozitar duhet të bashkohet me propozimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet e këtij parlamenti monist,”- shkruan Manjani.

Postim i Manjanit

Disa orë më parë, lideri i Partisë Demokratike në një dalje për mediet deklaroi se do t’i propozonte grupit të tij parlamentar për djegien e mandateve të deputetëve të PD-së. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lulzim basha ylli manjani djegia e mandateve te opozites lulzim basha ylli manjani

Sondazh

Poll