Politike

Kosova 11 vjet e pavarur, urimet e liderve politikë në Shqipëri

17 Shkurt 2019, 10:25 Nga DOSJA
Kosova 11 vjet e pavarur, urimet e liderve politikë në Shqipëri

TIRANË- Kosova  feston sot 11 vjetorin e pavarësisë nga Serbia. Liderët vendas kanë shprehur urimet e tyre për qytetarët dhe për aleatët të cilët e ndihmuan që të jenë të pavarur.

Po ashtu dhe liderët shqiptarë kanë uruar festën e pavarësisë së Kosovës, duke filluar nga Presidenti Ilir Meta, tek Kryeminsitri Edi Rama, e Ministri për Diasporën Pandeli Majko, por dhe lidër të partive të ndryshme si, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Meta në postimin e tij kujton vizitën në Uashington ku ka vizituar dhe zyrën e kongresmenit Eliot Engel.

Po ashtu si Rama dhe Majko kanë qenë të kursyer në urimin e tyre, pasi kanë zgjedhur që të shkruajnë shkurt.

MIRËMËNGJES dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të dielë të bukur të gjithëve”, shkruan Rama. Ndërkohë Majko në shënimin e tij thotë: Gëzuar përvjetorin e pavarësisë Kosovë…

Pak më gjatë ka qenë urimi i Kryemadhit e cila po në Facebook, ka uruaur Kosovën për festën e pavarësisë.

Urime Kosovë teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitetit. Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën. Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund. E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë. Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!”, shkruan kryetarja e LSI.

Edhe Lulzim Basha në një postim në Facebook, ka uruar Kosovën duke shkruar: Sot në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës, arritjes së dytë më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëve, ju dërgoj një urim të përzemërt vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë.  Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje.
Le të shërbejë ky kontribut si amanet i madh për të gjithë ne sot, që me vendosmëri, përkushtim dhe qartësi strategjike, të vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtje dhe fuqizim të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave e të ardhmes euroatlantike të Kosovës si interesi më i lartë kombëtar i shqiptarëve në Ballkan.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 11 vjet shtet edi rama ilir meta monika kryemadhi pandeli majko pavaresia e kosoves 11 vjet shtet edi rama ilir meta monika kryemadhi pandeli majko pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll