Politike

“Kryeministria u mbrojt nga FBI-ja”, avokati Ngjela komenton protestën e opozitës: Berisha dështoi

17 Shkurt 2019, 11:25 Nga DOSJA
“Kryeministria u mbrojt nga FBI-ja”, avokati Ngjela komenton

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se godina e Kryeministrisë është mbrojtur nga FBI-ja ditën e kaluar teksa u zhvillua protesta e opozitës. Në një status në Facebook, Ngjela shkruan se ‘kryeministri pa zyrë’ shkoi të fshihej në Vlorë, kurse Berisha dështoi.

Postimi i plotë

Çfarë do të ndodhë më tej me të korruptuarit e revoltuar të Shqipërisë?
Do të vazhdojnë të ushqejnë shpresën e destabilizimit të Shqipërisë?

Dje hordhitë Berisha dështuan, edhe pse me një polici pothuajse inekzistente. Kurse kryeministri la kryeqytetin dhe shkoi në Vlorë. Turp për të. E gjithë shfaqja e djeshme ishte ky gjykim: korrupsioni kundër korrupsionit.

Të revoltuarit që thyen xhamat e ndërtesës së kryeministrisë, ishin injorantë të paguar e asgjë më. Por edhe pse të tillë, nuk arritën të krijonin revoltë popullore.
Plani qesharak i Saliut ishte: një revoltë e dhunshme me individë të blerë që duhej të sillte një ndezje të përgjithshme popullore. Por fitoi një hiç të madh. Vajti të pushtonte një ndërtesë të boshatisur se e mendonte si kështjellë për të marrë Shqipërinë. Dhe dështoi. Njëlloj si Donkishoti me mullinjtë e erës. Ky ishte diskreditimi i marrëzisë Berisha, që nga halli i frikës antikorrupsion kërkoi të digjte Tiranën e mandej Shqipërinë. Asgjë.

ll.
Po Rama, kryeministri pa zyrë i Shqipërisë, ku ishte? Asgjëkundi. Ishte i fshehur në Vlorë, sepse kryeqytetin ia kishte lënë në dorë hordhive të Saliut, me një ministër të Brendshëm inekzistent, dhe me një polici inaktive. Por edhe me një plan mbrojtës të kryeministrisë që kuptohej se ia kishte bërë FBI pa e pyetur fare kryeministrin endacak të Shqipërisë.
Turp. Këta vjedhës duhet të mos i shohë më shoqëria shqiptare. Po socialistët?
Ata janë mazhorancë. Nëse ende nuk binden që Rama do destabilizimin e Shqipërisë, nuk janë fare këtu. Ndërrimi i këtij kryeministri në fakt i heq korrupsionit bilateral çdo kartë. Por a do ta bëjnë dot socialistët duke vendosur një kryeministër të pakorruptuar?
Të shohim.
Duhet të shohim edhe një gjë: a do t’i arrestojnë keqbërësit e paguar të Saliut?

Një ditë më parë opozita ka zhvilluar një protestë për mbi 5 orë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. (Lexo ketu) Protesta e opozitës nisi me dhunë dhe përplasje, pasi protestuesit i vunë flakën skelës dhe rrëzuan kërpudhën që ishte vendosur si simbol në oborrin e kryeministrisë.

Pas përfundimit të protestës së opozitës, nuk kanë ndaluar as reagimet e shumta që vijnë nga opozita, shoqëria civile dhe politika. Kryetarët e partive kryesore kanë nisur reagimet, ndërkohë që nuk mungon apeli nga personazhe të njohur që komentojnë atë që ndodhi për 5 orë në kryeqytet.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites 16 shkurt sali berisha spartak ngjela edi rama protesta e opozites 16 shkurt sali berisha spartak ngjela

Sondazh

Poll