Politike

Protesta e opozitës/ Salianji: Të kërkohet burimi, nga erdhi gazi lotsjellës

16 Shkurt 2019, 22:03 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Salianji: Të kërkohet burimi, nga erdhi gazi

Pas përfundimit të protestës deputeti i PD-së Ervin Salianji ka bërë një status në rrjetin social Facebook ku shprehet se qeveria u ka hapur luftë qytetarëve. Salianji kërkon të zbulohet burimi i gazit lotsjellës të përdorur nga policia.

Postimi i Ervin Salianjit

E vetmja dhunë sot ishte dhuna e qeverisë! Përdorimi i Gazit Lotesjelles i cili sipas ekspertëve klasifikohet ne lendet kimike luftarake te lehta, por me pasoja.
Fakti paralizues i momentit, tregon per nje additiv, prandaj duhet kerkuar burimi nga ka ardhur ky gaz.

Ne vende si Shqiperia perdoren arme kimike eksperimentale antidemonstrate. Qytetarët sot janë rrezikuar, sot qeveria i ka hapur luftë qytetarëve!
Prokuroria duhet të hetojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë shpërdoruesit e pushtetit!

Ditën e sotme, opozita ka zhvilluar një protestë për mbi 5 orë në bulevardin Dëshmorëte Kombit. (Lexo ketu) Protesta e opozitës nisi me dhunë dhe përplasje, pasi protestuesit i vunë flakën skelës dhe rrëzuan kërpudhën që ishte vendosur si simbol në oborrin e kryeministrisë.

Ndërkohë që është bërë identifikimi i personave që sulmuan Kryeministrinë dhe pritet të nisë procedimi penal i tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji protesta e opozites 16 shkurt ervin salianji protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll