Politike

Opozita drejt djegies së mandateve, Basha: Vendi me qeverisë tranzitore. Kryemadhi: Rama s’ka parë gjë akoma

17 Shkurt 2019, 13:45 Nga DOSJA
Opozita drejt djegies së mandateve, Basha: Vendi me qeverisë

TIRANË- Një ditë pas protestës së opozitës, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat bëri të ditur vendimin që do të merret në këtë situatë. Nga selia e PD, Basha u shpreh se do t’i propozonte grupit të tij parlamentar për djegien e mandateve.

Dua ta nis sot me një falenderim nga zemra për secilin nga qytetarët që u bën pjesë në protestë. Ata janë shpresa për ndryshim dhe drita në fund të tunelit që duan Shqipërinë si gjithë Europa. Në emër të PD dua që t’i falenderoj, pasi sakrifikuar nga vetja e tyre. Unë e di se njerëzit që u mblodhën aty përjetojnë qinda probleme  dhe halle, por të njëjtat halle i përjetojnë dhe ata që nuk ishin në shesh.

Unë dua t’u falenderoj nga zemra se ju u përgjigjët thirrjes sime dhe të PD. Me pjesëmarrjen në protestën tuaj, duhet një qeveri tranzitore dhe duhet një Kuvend ku ju duhet të ndjeheni të përfaqësuar. Një qeveri që kujdeset për ju, dhe jo të mendojë vetëm për një grup oligarkësh. Duhet një qeveri që të fusin në punë shqiptarët dhe jo të vjedhin lekët me afera korruptive. Ju erdhët me dinjitet qytetar, të vendosur, qeveria e kapur në vjedhje iu përgjigj me skenar konfrotimi, me gaz helmues qeveria iu përgjigj luleve.

Ai dhunoi të drejtat  tuaja, dhe dje u provua degradimi i këtij shteti të kalbur që mbron hajdutin në krye të bandës së qeverisjes. Siç e dëshmuat dje do ta dëshmoni çdo ditë nga sot, pasi askush nuk e ndal një popull që është në të drejtën e tij. Në asnjë vend të Euroëps nuk pranohet një qeveri që ka vjedhur vota, dhe kjo gjë nuk pranohet më nga Shqiptarët që nga 16 shkurti.”, ishte ky falenderimi i Bashës për ata që morën pjesë në protestë.

Ndërsa më tej Basha tregoi dhe vendimin që kishte marrë dhe do ja propozonte forumeve më të larta në PD:  Unë e kam dëgjuar dhe kam kuptuar shumë qartë mesazhin tuaj nga kjo protestë, kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe është derdhur. Thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar. Unë jam sot këtu për tu thënë se e kam lexuar vullneit tuaj, kam vendosur që t’i propozoj Grupit Parlamentar për djegien e mandateve.

Disa orë më vonë erdhi edhe reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila mesa duket mban të njëjtin qëndrim si Basha. në një status në rrjetin social Fcaebook, Kryemadhi shkruan se Rama nuk ka parë gjë akoma. (Lexo këtu)

Një ditë më parë opozita ka zhvilluar një protestë për mbi 5 orë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. (Lexo ketu) Protesta e opozitës nisi me dhunë dhe përplasje, pasi protestuesit i vunë flakën skelës dhe rrëzuan kërpudhën që ishte vendosur si simbol në oborrin e kryeministrisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te pd lulzim basha protesat e opozites djegia e mandateve te pd lulzim basha protesat e opozites

Sondazh

Poll