Politike

Protesta e opozitës, Rama: Turp, goditën Shqipërinë në sytë e botës

17 Shkurt 2019, 13:43 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Rama: Turp, goditën Shqipërinë në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish një ditë pas protestës së opozitës. Në një status në Twitter, Rama shprehet se pasqyrimi i protestës në mediat ndërkombëtare ishte një turp.

“Çfarë trishtimi e jehona e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion,pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE #TURP,”- shkruan Rama.

Një ditë më parë opozita ka zhvilluar një protestë për mbi 5 orë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. (Lexo ketu) Protesta e opozitës nisi me dhunë dhe përplasje, pasi protestuesit i vunë flakën skelës dhe rrëzuan kërpudhën që ishte vendosur si simbol në oborrin e kryeministrisë.

Pas përfundimit të protestës së opozitës, nuk kanë ndaluar as reagimet e shumta që vijnë nga opozita, shoqëria civile dhe politika. Kryetarët e partive kryesore kanë nisur reagimet, ndërkohë që nuk mungon apeli nga personazhe të njohur që komentojnë atë që ndodhi për 5 orë në kryeqytet.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites protesta e opozites 16 shkurt edi rama protesta e opozites protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll