Aktualitet

Ish-imami Armand Ali publikon EMRAT dhe DOKUMENTIN: Dy ish-policët e Tahirit nxorrën nga Shqipëria Shkëlzen Dumanin dhe dy f

4 Gusht 2021, 19:01 Nga DOSJA
Ish-imami Armand Ali publikon EMRAT dhe DOKUMENTIN: Dy ish-policët e

TIRANË– Ish-Imami i Unazës së Re, Armand Ali ka deklaruar publikisht se Shkëlzen Dumanin bashkë me dy fëmijët e mitur i kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë pa lejen e bashlëshortes, dy ish-efektivë që kanë qenë në detyrë në kohën e ish-ministrit Saimir Tahiri, në vitin 2014. Në një postim në rrjetet scoiale, Ali shkruan se në këtë skemë ka ndihmuar dhe një noter që ka falsifikuar firmën e gruas së Shkëlzen Dumanit, për t’i dhënë leje për marrjen e fëmijëve.

Prandaj, Armand Ali i bën thirrje SPAK që krahas hetimit të 5 grave të riatdhesuara nga Siria, të fillojë të hetoje edhe dy ish-efektivët që sipas tij, kryeprokuroroja e Tiranës, Elisabeta Imeraj nuk ka guxuar t’i marrë në pyetje. Në dokumentin e publikuar nga ish-Imami shihen edhe emrat e efektivëve, Blendi Kodra dhe Skënder Sallaku.

Postimi i plotë i Armand Ali.

Thirrje_urgjente_SPAK-ut. Meqenëse SPAK qe heton antikorrupsionin do fillojë urgjentisht hetimin ndaj 5 grave të sapo kthyera nga Siria, në këto hetime duhet të përfshinë patjetër edhe dy policët e aeroportit të Rinasit në vitin 2014 të cilët mundësuan kalimin pa probleme të Shkëlzen Dumanit (Allahu e mëshiroftë) dhe dy fëmijëve të tij. Emrat e tyre i kanë në dosjen e famshme të “xhihadistëve” por as prokurorja “e hekurt” Imeraj dhe as turpi (trupi) gjykues nuk i thirrën e as nuk i përmendën gjatë gjithë seancave gjyqësore. Madje SPAK duhet të hetojë edhe se kush ishte ai noter i cili përgatiti dokumentin e nevojshëm me firmën e bashkëshortes së Shkëlzenit sipas së cilës jepej leja që ata dy fëmijë të udhëtonin jashtë Shqipërisë vetëm me babanë e tyre. SPAK duhet të hetojë faktin se përse u dënua Orion Reçi vetëm pse Shkëlzeni fjeti një natë në shtëpinë e tij bashkë me dy fëmijët por nuk u dënua as ai noteri i famshëm dhe as dy policët e Saimir Tahirit që ndihmuan në këtë histori.

Shkëlzen Dumani bashkë me dy fëmijët e tij, Endri që u thye në Tetor nga Siria dhe Evën që vijon të jetë në kampin Al Hoël, u larguan drejt Sirisë duke dalë nga Shqipëria përmes Rinasit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armand ali endri dumani eva dumani shkelzen dumani armand ali endri dumani eva dumani shkelzen dumani

Sondazh

Poll