Aktualitet

Rama bën bilancin e zjarreve: Janë 13 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat

4 Gusht 2021, 17:23 Nga DOSJA
Rama bën bilancin e zjarreve: Janë 13 vatra aktive, nuk ka rrezik

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar detjae të rjea në lidhje me vatrat e zjarrit që janë aktive në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën me dije se gjithsej janë 13 vatra aktivë në vende të ndryshme të Shqipërisë. 

“Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në; Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash. Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka. Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter. Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash. Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash. Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash. Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash. Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash,”– shkruan Rama. 

Sot është dita e 12 që Shqipëria po përballet me flakët. Situata paraqitet më e qetë në Karaburun, por ka zjarr në Gjirin e Gramës dhe rrezikohet parku i Llogarasë. Në ndihmë drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama zjarret ne shqiperi edi rama zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll