Aktualitet

“Do dilja i vdekur, por s’më lënë shokët”, 67-vjeçari braktis grevën me lot në sy pas problemeve shëndetësore

4 Gusht 2021, 17:58 Nga DOSJA
“Do dilja i vdekur, por s’më lënë shokët”,

BERAT– Ymer Shuaipi, 67 vjeç, një nga banorët e Lumasit që u fut në grevë një ditë më parë ka shfaqur probleme të rnëda shëndetësore dhe është detyruar të largohet. Mjeku ka këshilluar që Shuaipi të mos vazhdojë më me grevën, pasi rrezikon rëndë jetën për shkak të problemeve me tensionin që ka. Sipas mjekut, Shuaipi ka kaluar para dy javësh paralizë faciale për shkak të problemeve me tensionin.

“Ka luhatje të tensionit, ka dhimbje kohe. Para dy javësh ka kaluar paralizë faciale, merr dhe mjekim dhe në këto kushte, për mendimin tim e ka të pamundur të vijojë. Ka ilaçe për të pirë, dhe disa i ka për t’i pirë esëll e disa pas buke dhe është e pamundur që ai të vazhdojë,”- ka thënë mjeku.

Vetë 67-vjeçari, me lot në sy, tha se nuk donte ta braktiste grevën, por shokët nuk e lënë të qëndrojë më.

“Më vjen keq për këta shokët. Faktikisht unë doja të dilja i vdekur që këtej, por grupi vendosi që të mos më lënë të vdes këtu. Dhe, doktori më tha që je i pamundur, prandaj që mora vendim personalisht që të largohem,”- tha grevisti.

Banorët e Lumasit u futën një ditë më parë në grevë. Sot, shumë prej tyre janë të moshës mbi 65 vjeç dhe kanë nisur që të shfaqin shenja të hipertensionit (tensionit të lartë). Ata protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit, që do të marrë ujin e burimit të Sinecit, kanë nisur që të kenë edhe komplikacionet e para me shëndetin.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet greva e banoreve te lumasit ymer shuaipi greva e banoreve te lumasit ymer shuaipi

Sondazh

Poll