Aktualitet

“Këtu më keni”, KLSH ‘zbarkon’ në zyrën e Haki Çakos, audit tenderave për blerjen e pajisjeve të emergjencave

4 Gusht 2021, 17:13 Nga DOSJA
“Këtu më keni”, KLSH ‘zbarkon’ në

TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit me në krye Arben Shehun ka nisur zyrtarisht auditimin në zyrat e Emergjencave Civile që kryesohen nhga Haki Çako, pasi ky i fundit u thirr publikisht që të kthehej nga pushimet në krye të detyrës, në një kohë që Shqipëria po sigjej dhe tha ‘ejani se në zyrë më keni’, KLSH-ja ka nisur procesin.

Mësohet se po zhvillohen kontrolle në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave dhe se auditimi do të fokusohen në tenderimet për blerjen e pajisjeve të emergjencave. KLSH do të vertifikojë në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, pajisjet që janë në dispozicion për situatat e emergjencave. Kontrolle do të ketë edhe në hallkat e tjerë të MB-së.

Kontrolli nisi pasi Shqipëria u përfshi nga zjarret masive dhe u vu re mungesa e pajisjeve. Sot është dita e 12 që Shqipëria po përballet me flakët dhe në qiell ka fluturar vetëm një helikopter i MM-së, ndërsa dy të tjerë janë marrë me qiran ga një kompani private. Të premten pritet që të vijnë dhe dy helikopterë nga Holanda, situatë që tregon qartë mangësitë për të tilla raste.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klsh audit tek emergjencat civile klsh audit tek emergjencat civile

Sondazh

Poll