Aktualitet

Për Ramën është ‘i vdekur’, Lelin e Peleshin i bën bashkë zjarri, kryebashkiaku: Kam vënë të gjitha forcat në disp

4 Gusht 2021, 17:35 Nga DOSJA
Për Ramën është ‘i vdekur’, Lelin e Peleshin i

VLORË– Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u shfaq sot krah Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, pavarësisht se vetë kryeministri Edi Rama, i ka bërë ‘dalje’ nga Partia Socialiste. Leli ndodhet në Dukat dhe krah Peleshit është shprehur se ka vënë në dispozicion të gjitha forcat e bashkisë për të shuar zjarrin.

“Emergjencat civile kanë qenë në krye. Si e dëgjuat nga ministri zjarrëvëniet e qëllimshme kanë kryer situata të rënda. Zjarri në Poro ka qenë i qëllimshëm. Me koordinimin e punës dhe me kërkesën e ministrit Peleshi, ne jemi zhvendosur në zonën e Poros, për të bërë fikjen e zjarrit. Janë organizuar forcat që janë në Bashki Forcat zjarrfikëse kanë qenë në zonën e Pashalimanit si tha Ministri. Në këtë situatë ajo që shkakton të gjithën dhe na bën të përballemi është zjarrvëna e qëllimshme. Aty ky fillon e keqja , organet e ligjit po punojnë për këtë, por na takon të gjithëve të rrisim alarmin për këto zjarrvënie të qëllimshme,”- tha Leli.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, socialistët janë të vendosur që të dalin kundër kryebashkiakut Leli. Gjithçka nisi kur ky i fundit nuk pranoi që të linte mandatin e kryebashkiakut për të garuar në zgjedhjet parlamentare. Pikërisht nga ky moment filloi edhe “fushata” kundër tij. Gjatë një inspektimi në Vlorë pak muaj më parë, Rama e cilësoi Lelin si “të vdekurin” e Bashkisë, por zjarri i ka bërësocialistët bashkë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan leli perjashtimi i dritan lelit zjarret ne shqiperi dritan leli perjashtimi i dritan lelit zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll