Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha dhe në Fier, rrezikohet lagjia Mushonjë

4 Gusht 2021, 17:08 Nga DOSJA
Zjarr i përmasave të mëdha dhe në Fier, rrezikohet lagjia

FIER– Vatrat e zjarrit në qytetin e Fierit kanë marrë përmasa të mëdha. Mësohet se nga flakët janë përfshirë  fshatrat Gadurovë, Cerrilë si dhe Selita e Mallakastrës, ndërsa më e rrezikuar është lagjia Mushonjë.

Deri më tani në Fier janë djegur 35 hektarë pyjë e kullota si pasojë e flakëve që favorizohen edhe nga era e fortë që ka pushtuar zonën. Emergjencat civile dhe forcat e zjarrfikëses janë në terren.

Sot është dita e 12 që Shqipëria po përballet me flakët. Situata paraqitet më e qetë në Karaburun, por ka zjarr në Gjirin e Gramës dhe rrezikohet parku i Llogarasë. Në ndihmë drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll