Aktualitet

“Ahh mor bir çfarë bëre”/ Nëna e Kastriot Hasallës shpërthen në lot pas vendimit të Gjykatës për ta lënë

4 Gusht 2021, 17:25 Nga DOSJA
“Ahh mor bir çfarë bëre”/ Nëna e Kastriot

LUSHJNJE- “Ah mor bir, çfarë bëre”, këto ishin fjalët e fundit e nënës së Kastriot Hasallës, i cili vrau kushuririn, Romeo Hasalla, një javë më parë në Lushnje në një konflikt për tokën, para Gjykatës së Lushnjes, ku dhe u mbajt seanca e parë për Kastriotin. Në seancën e sotme Gjykata vendosi masën e arrestit me burg për Hasallën, ndërkohë që vetë ai pranoi autorësinë e vrasjes duke shtuar se djali dhe vëllai i tij Mario dhe Afrim Hasalla duhet që të lirohen nga burgu pasi nuk janë bashkëautor të vrasjes.

Në videon e publikuar nga Gazeta Shqip, shihet momenti kur Kastriot Hasalla merret nga forcat e policisë para Gjykatës, ndërkohë që ajo e përlotur thotë: Ah mor bir, çfarë bëre.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 29 korrikut në fshatin Garunjas të Lushnjes ku pas një sherri për tokën ka mbëtur i vrarë 30-vjeçari Romeo Hasalla dhe janë plagosur babai dhe dy vëllezërit e tij. Kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, që sipas nënës të të ndjerit ishte “tokë-shtet” dhe ata kishin vendosur që të mbillnin disa degë ulliri. Viktima Romeo Hasalla, babai i dy fëmijëve të mitur, kishte ardhur nga Greqia vetëm 2 ditë para se të gjente vdekjen dhe kishte shkuar që t’i ndihmonte familjes por humbi jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kastriot hasalla lihet ne burg kastriot hasalla romeo hasalla kastriot hasalla lihet ne burg kastriot hasalla romeo hasalla

Sondazh

Poll