Aktualitet

EMRI/ Plagoset një zjarrfikës në Gjirokastër, ndrydh këmbën dhe dërgohet në spital

4 Gusht 2021, 16:56 Nga DOSJA
EMRI/ Plagoset një zjarrfikës në Gjirokastër, ndrydh

GJIROKASTËR– Një punonjës zjarrfikëseje, Rezarto Sinani, 23 vjeç ka mbetur i plagosur pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Saraqinisht, ku zjarrfikësi ishte në krye të detyrës, duke luftuar me flakët.

Por, përballja me zjarrin ka bërë që zjarrfikësi të plagoset dhe të ndryshë këmbën. Ai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Vatra e zjarrit në njësinë administrative Antigonë, në fshatin Saraqinisht të Gjirokastrës është aktivizuar mesditën e sotme. Forcat e ushtrisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të stabilizojnë situatën. Era që fryn favorizon flakët dhe bën që ato të përhapen më shpejt në të gjithë vendin.

Sot është dita e 12 që Shqipëria po përballet me flakët. Situata paraqitet më e qetë në Karaburun, por ka zjarr në Gjirin e Gramës dhe rrezikohet parku i Llogarasë. Në ndihmë drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset zjarrfikesi ne gjirokaster zjarret ne shqiperi plagoset zjarrfikesi ne gjirokaster zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll