Aktualitet

Shqipëria kërkoi ndihmë, përgjigjet Holanda: Do sjellim dy helikopterë Chinook, lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarje

4 Gusht 2021, 15:32 Nga DOSJA
Shqipëria kërkoi ndihmë, përgjigjet Holanda: Do sjellim dy

TIRANË– Holanda i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të Shqipërisë, vend që është në flakë prej 12 ditësh. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e Holandës në Shqipëri shkruan se dotën e premte do të vijnë në Shqipëri dy helikopterë Chinook bashkë me 47 ushtarakë holandezë.

Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira.

“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqipëtare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë,”- shkruhet në status.

Sot është dita e 12 që Shqipëria po përballet me flakët. Situata paraqitet më e qetë në Karaburun, por ka zjarr në Gjirin e Gramës dhe rrezikohet parku i Llogarasë. Në ndihmë drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2021, 13:39

Merr flakë shtëpia në Dukat të Vlorës

VLORË– Një shtëpi mësohet se është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja është regjistruar në Dukat të Vlorës. Mësohet se shkak për zjarrin është ...

Aktualitet 4 Gusht 2021, 13:35

TIRANË– Sinoptikania Lajda Porja nuk ka dhënë lajme të mira në lidhje me parashikimin e motit, në këto ditë të nxehta gushti, në të cilat shpresohet të ket...