Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Angli, Granit Matoshi mashtroi me faturat e karotrecit policinë shqiptare dhe i fshihej drejtësisë

4 Gusht 2021, 15:22 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Angli, Granit Matoshi mashtroi me faturat e

ANGLI– Një shqiptar i identifikuar si Granit Matoshi është vënë në pranga pasi akuzohet se mashtroi policinë shqiptare përmes faturave fiktive për shërbime karrotreci është prangosur në Londër me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Top Channel shkruan se Interpol Tirana në bashkëpunim me njësinë e ekstradimeve në Scotland Yars, identifikuan vend fshehjen dhe arrestuan Granit Matoshin.

Sipas kërkesës së ekstradimit dërguar nga Interpol Tirana mësohet se 48-vjeçari shqiptar në vitin 2013 ishte kontraktuar nga një drejtori vendore policore për të përdorur karotrecin e tij privat për nevojat e policisë në lëvizjen e mjeteve. Por nga hetimi është zbuluar se Granit Matoshi kishte dërguar më shumë fatura se sa numri makinave që kishte lëvizur me kërkesë të policisë.

Granit Matoshi kërkohet nga drejtësia shqiptare për mashtrim. Në përballjen e parë me gjykatën e ekstradimeve në Londër ai është lënë i lirë me kusht duke iu vendosur një pajisje elektronike monitorime në këmbë. Familjarët e Matoshit në formë garancie paguan në gjykatë 5.000 stërlina. Granit Matoshi për efekt të procesit të ekstradimit do të paraqitet përsëri në këtë gjykatë më 12.12.2021 ora 10:00.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet granit matoshi granit matoshi arrestohet granit matoshi granit matoshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2021, 13:39

Merr flakë shtëpia në Dukat të Vlorës

VLORË– Një shtëpi mësohet se është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja është regjistruar në Dukat të Vlorës. Mësohet se shkak për zjarrin është ...

Aktualitet 4 Gusht 2021, 13:35

TIRANË– Sinoptikania Lajda Porja nuk ka dhënë lajme të mira në lidhje me parashikimin e motit, në këto ditë të nxehta gushti, në të cilat shpresohet të ket...