Bota

Futbolli në zi, vdes Jose Antonio Reyes, ish-sulmuesi i Real Madridit

1 Qershor 2019, 11:30 Nga DOSJA
Futbolli në zi, vdes Jose Antonio Reyes, ish-sulmuesi i Real Madridit

SPANJË– Ish-sulmuesi i Sevilla-s, Arsenalit, Real-Madridit dhe i disa skuadrave të tjera ka ndërruar jetë pas një aksdenti tragjik.

Mësohet se 35-vjeçari Jose Antonio Reyes, vdiq pas një aksidenti me makinën e tij mëngjesin e sotëm në Sevilla.  

Aktualisht spanjolli luante për ekipin e Segunda Division Extremadura, ndërkohë që ka një karrierë mjaft të gjatë si sulmues në ekipet e Arsenalit, Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Ai gjithashtu është paraqitur 21 herë për Kombëtaren e Spanjës.

Sevilla ishte ekipi i parë ku Reyes debutoi, që në moshën 16-vjeçare. I trishtuar për humbjen e madhe, ekipi i Sevilla-s bëri nëj status në rrjetet sociale ku shprehu ngushëllimet.

 

 

Karriera e Reyes

Reyes doli nga akademia e të rinjëve të Sevilla-s, një nxënës i Joaquín Caparrós që e cilësoi atë si “lojtari më i talentuar që kam trajnuar”. Cilësitë e tij, ritmi i ashpër, ekspertiza dhe aftësitë kaluese bënë që ai të kjalonte tek Arsenali. Duke u bërë kështu një nga lojtarët e parë spanjollë që kalonte nga “La Liga” në “Premier League”, duke iu bashkuar Gunners në 2004.

Në Angli ai “s’e gjeti veten” dhe u kthye sërish në  Spanjë për t’u bashkuar me Real Madrid-in në hua me Júlio Baptista. Një vit më vonë ai nënshkroi për Atletico Madrid. Ka luajtur me Benfica-n, pastaj përsëri në Sevilla, Espanyol dhe një kohë të shkurtër në Kinë me Xinjiang Tianshan Leopard FC. Klubi i tij i fundit ishte Extremadura, të cilit ai u bashkua në fillim të këtij viti.

(f.m/a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ekipi i sevillas jose antonio reyes vdes futbollisti ekipi i sevillas jose antonio reyes vdes futbollisti

Sondazh

Poll