Politike

Ku shkuan mjetet dhe helikopterët? Si u përballuan vjet zjarret në vend, ushtarët të veshur dhe të mbrojtur, dje shkuan me

4 Gusht 2021, 10:02 Nga DOSJA

TIRANË– Shqipëria, një vend me sipërfaqe 28 748 km², ka vetëm një helikopter “cougar” për të shuar zjarret! Po, po, e lexuat mirë! Sot, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u justifikuar me faktin se çdo vend ka limite për të ruajtur sigurinë, por kaq minimaliste… 

Edhe pse kjo mund të jetë vera më e nxehtë, kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri ka flakët dhe zjarre që shkrumbojnë pyje. Por asnjëherë çështja nuk është bërë kaq e madhe, madje ushtarët nuk janë marrë kurrë si objekt talljeje nga rrjeti sepse shkojnë për të shuar flakët me sopata. Fotot e mëposhtme janë marrë nga arkivi i Ministrisë në vitin 2020, një vit por edhe më parë. Të gjithë zjarrfikësit dhe ushtarët e Forcave të Armatosura janë të veshur siç duket për t’u përballur me flakët dhe për të shmangur asfiksimet që janë kthyer së fundmi në lajme rutinë. Ku kanë shkuar këto rroba dhe mjete pune?

E dyta, ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka organizoi më 6 korrik të 2018 një shfaqje publike të asaj që e konsideroi rritje 12-fish të kapaciteteve për shuarjen e zjarreve nga ajri. Ajo bëri me dije se helikopterët Cougar të Forcave Ajrore ishin pajisur me kova të reja, me një kapacitet prej 2500 litra uji për shuarjen e zjarreve në terrene të vështira. Ku janë sot? Pse kemi vetëm një helikopter në dispozicion? Ku kanë shkuar të tjerët? Pse nuk u dërguan më parë për remont? Nëse nuk përdoren tani për zjarret, kur do të përdoren? Në dimër, kur të nisë dëbora?

E treta, po pushteti lokal ku është me planin? Prej kohësh, shkresat për pushtetin vendor kanë qenë të rregullta për paralajmërimin e rreziqeve. Sipas protokollit, fillimisht në zjarrë ndërhyjnë zjarrfikëset, të cilat kanë 4% të buxhetit për t’u përmirësuar vit pas viti, pse në këtë gjendje? Ku kanë shkuar paratë e qytetarëve? Ka një shpjegim për situatën ku ndodhemi, si nga pushteti lokal dhe ai vendor? E presim me shumë kërshëri…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ministri i mbrojtjes niko peleshi zjarret ne shqiperi ministri i mbrojtjes niko peleshi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll