Bota

Vetëm dy ditë pas sulmit të cisternës, rrëmbehet një anije në Gjirin e Omanit, urdhërohet të niset drejt Iranit

4 Gusht 2021, 07:54 Nga DOSJA
Vetëm dy ditë pas sulmit të cisternës, rrëmbehet

OMAN– Një anije me flamur të Panamasë është rrëmbyer nga njerëz të armatosur në Gjirin e Omanit dhe është urdhëruar të lundrojë drejt Iranit.

Çisterna e bitumit MV Asphalt Princess po shkon drejt Ngushticën së Hormuzit, nuk është e qartë se kush e ka kapur anijen, por analistët thonë se dyshohet se pas këtij veprimi janë forcat iraniane.

Sipas BBC, Garda Revolucionare e Iranit i hodhi poshtë raportet si pretekst për “veprim armiqësor” kundër Teheranit.

Më herët gjatë ditës, katër cisterna nafte raportuan se ata “nuk ishin nën komandë”, që zakonisht do të thotë se një anije ka humbur fuqinë dhe nuk mund të drejtojë. Njëra nga anijet më vonë filloi të lëvizte. Një avion patrullimi detar i Forcave Ajrore të Omanit u pa duke fluturuar mbi det në të njëjtën kohë.

Incidenti vjen më pak se një javë pasi një cisternë nafte e operuar nga një kompani në pronësi të Izraelit u sulmua nga një dron në Oman, duke vrarë dy roje sigurie, njëri britanik dhe tjetri rumun. SHBA, Britania e Madhe dhe Izraeli fajësuan Iranin për sulmin, një pretendim që ai e mohon me forcë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota garda revolucionare e iranit rrembehet anija ne oman garda revolucionare e iranit rrembehet anija ne oman

Sondazh

Poll