Bota

‘Guvernatori ka ngacmuar shumë gra’, publikohet raporti mbi hetimet e SKANDALIT, Cuomo mohon gjithçka: Nuk kam prekur kurr

4 Gusht 2021, 06:51 Nga DOSJA
‘Guvernatori ka ngacmuar shumë gra’, publikohet raporti mbi

SHBA- Guvernatori i New  Yorkut, Andrew Cuomo ngacmoi seksualisht shumë punonjës të tanishëm dhe të mëparshëm, si dhe gra që nuk punonin për administratën e tij, tha të martën prokurorja e përgjithshme e shtetit, Letitia James gjatë një konference shtypi duke përmbledhur raportin e hetimeve të misura pak kohë më parë.

Guvernatori Andrew Cuomo ngacmoi seksualisht shumë gra dhe duke shkelur ligjin federal dhe shtetëror,” tha James.

Sipas CBS, ajo tha se hetimi gjeti një mjedis pune “armiqësor” dhe “të pasigurt” në të cilin gratë, përfshirë një punonjëse shtetërore e caktuar për detajet e guvernatorit, përshkruan “sulme të papërshtatshme” dhe ngacmime seksuale.

Hetuesit, të cilët udhëhiqeshin nga ish-prokurori federal, Joon Kim dhe avokatja Anne Clark, shqyrtuan dhjetëra mijëra dokumente dhe intervistuan 179 dëshmitarë, sipas raportit.

Në një fjalim televiziv të martën pasdite, Cuomo mohoi ngacmimin seksual të grave, teksa komentoi edhe publikimin e disa fotografive të tij që përqafon dhe puth njerëzit.

Faktet janë shumë të ndryshme nga ato që janë portretizuar. Unë kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme ose kam bërë përparime të papërshtatshme seksuale. Unë i puth njerëzit në ballë. Unë i puth njerëzit në faqe. Unë puth njerëzit në dorë.’- tha Cuomo.

Ndërkohë presidenti, Joe Biden i ka bërë thirrje  guvernatorit të Nju Jorkut, të japë dorëheqjen pas publikimit të raportit.

“Unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqjen,”-u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Raporti vjen si rezultat i një hetimi disa mujor që filloi në mars pasi dy ish-ndihmëse akuzuan guvernatorin demokrat për ngacmim seksual në vendin e punës. Disa gra të tjera më pas dolën me akuza për sjellje të pahijshme, duke i dhënë nxitje një skandali që ka rrezikuar administratën e guvernatorit Cuomo dhe të ardhmen e tij politike.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrew cuomo akuzohet per ngacmime seksuale anne clark joe biden joon kim letitia james andrew cuomo akuzohet per ngacmime seksuale anne clark joe biden joon kim letitia james

Sondazh

Poll