Bota

Sulmohet gjatë natës roja i sigurimit të Spitalit të Gjakovës, policia në kërkim të autorëve

4 Gusht 2021, 07:18 Nga DOSJA
Sulmohet gjatë natës roja i sigurimit të Spitalit të

KOSOVË– Mëngjesin e sotëm një punonjës sigurie i spitalit të Gjakovës është sulmuar fizikisht duke pësuar disa lëndime fizike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë administrata e spitalit në një status në faqen zyrtare, ku për rastin është njoftuar dhe policia dhe organet kompetente.

Njoftimi:

Sot rreth orës 2.20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të spitalit, nga ana e disa personave të pandërgjegjshëm. Personi i sulmuara ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke  e marr trajtimin e duhur mjekësorë. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar. Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke shpresuar që rastet si ky mos të përsëriten, dhe personeli të ndjehen të sigurt ne vendet e tyre të punës”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora spitali gjakoves sulmohet roja ne spitali spitali gjakoves sulmohet roja ne spitali

Sondazh

Poll