Bota

Cuomo fajtor për ngacmime seksuale? Biden i kërkon dorëheqjen: S’kam folur me ende me të

4 Gusht 2021, 06:05 Nga DOSJA
Cuomo fajtor për ngacmime seksuale? Biden i kërkon dorëheqjen:

SHBA– Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje  guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo të japë dorëheqjen pasi akuzohet për ngacmime seksuale. Një hetim është publikuar nga Prokruroria, i cili flet për gati një duzinë gra, përfshirë punonjëset në zyrën e tij, të cilat e akuzojnë për ngacmim.

“Unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqjen,”-u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Kur u pyet nëse ai mendonte se Cuomo, një demokrat në mandatin e tij të tretë, duhet të fajësohet dhe të hiqet nga detyra nëse refuzon të japë dorëheqjen, Biden tha: Le ti marrim gjërat me radhë. Duke shtuar më pas se nuk e kishte lexuar raportin dhe as nuk kishte komunikuar me Cuomon.

Hetimi arriti në përfundimin se zoti Cuomo është përfshirë në ngacmime, puthje dhe përqafime të padëshiruara dhe ka bërë komente të papërshtatshme për gjithsej 11 gra, tha Prokurorja e Përgjithshme Letitia James në një konferencë shtypi të martën, duke shtuar se zyra e guvernatorit ishte bërë një “vend toksik pune” që mundësonte të ndodhnin ngacmimet. Ky ishte një hetim civil dhe nuk do të çojë drejtpërdrejt në akuza penale kundër guvernatorit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrew cuomo joe biden andrew cuomo joe biden

Sondazh

Poll