Bota

Zjarret në Kosovë, Haradinaj: Qeveria duhet të merret seriozisht me çështjen

3 Gusht 2021, 20:34 Nga DOSJA
Zjarret në Kosovë, Haradinaj: Qeveria duhet të merret seriozisht

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kërkuar qeverisë Kurti që të marrë seriozisht çështjen e zjarreve në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar disa nga vendet që janë të “pushtuara” nga flakët dhe ka kërkuar për ndërmarrje të masave.

Postimi i plotë:

I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës. Në Suharekë po vazhdon përhapja e zjarrit, ndërsa në Rugovë të Pejës ka filluar edhe evakuimi i banorëve. Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës. Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore.

Ndërkohë që në Kosovë vatra zjarri aktive ka në rajonin e Prizrenit, Suharekës dhe Ferizajt.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj zjarret ne kosove ramush haradinaj zjarret ne kosove

Sondazh

Poll