Bota

Shënohet viktima e parë prej zjarreve në Kosovë, tentoi ti shpëtonte flakëve por u asfiksua nga tymi, policia bën BILANCI

4 Gusht 2021, 06:55 Nga DOSJA
Shënohet viktima e parë prej zjarreve në Kosovë, tentoi ti

KOSOVË– Kosova ashtu si dhe një pjesë e madhe e Europës është duke u përballur me shpërthimin e zjarreve në disa rajone të vendit, ku sot është shënuar dhe viktima e parë.

Një burrë, ka ndërruar jetë në Malishevë pasi në tentativë për ti shpëtuar flakëve është strhuar në një stallë në një zonë malore ku është asfiksuar nga tymi. Lajmi ëdhtë konfirmuar nga policia e Kosovës e cila njoftoi se personi është dërguar pa shenja jete në qendrën spitalore të Malishevës ku fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Në Malishevë gjithashtu janë aktivizuar dhe dy vatra të tjera zjarri këtë pasditë, por autoritetet kanë bërë me dije se janë vendosur nën kontroll.

Në Kosovë aktualisht janë 3 vatra zjarri aktive në rajonin e Prizrenit, Suharekës, Ferizajt dhe Rugovës. Në këtë rajon flakët janë në afërsi të banesave dhe rrezikojnë që ti djegin ato, ndërkohë që deri mbrëm bëhet me dije se asnjë ekip i zjarrfikësve nuk ka shkuar në vend.

(I.A;d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora nje viktime nga zjarri ne kosove zjarret ne kosove nje viktime nga zjarri ne kosove zjarret ne kosove

Sondazh

Poll