Bota

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo mohon me forcë pretendimet për ngacmime seksuale, mbrohet me 85 faqe raport

4 Gusht 2021, 05:42 Nga DOSJA
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo mohon me forcë pretendimet për

SHBA– Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka mohuar me forcë pretendimet e një raporti të publikuar në media nga zyra e Prokurorit të Shtetit se ai kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.

Pala mbrojtëse kishte përgatitur një kundërraport me 85 faqe, ku 8 ishin të mbushuara me fotografi të guvernatorit që përqafonte njerëz të ndryshëm, dhe 15 të tjera që tregonin përqafime me figura politike.

“Unë kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme. Unë jam 63 vjeç. Kam jetuar gjithë jetën time në sytë e publikut. Lexoni faktet e mia dhe vendosni vetë. Thjesht nuk ka ndodhur kurrë,“-i shpreh ai. 

Përveç tentativave për ngacmime seksuale, Cuomo akuzohet se ka ngritur një ambient pune toksik, të përbërë nga frika dhe kërcënimet. 

Marrë nga CNBC

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrew cuomo andrew cuomo

Sondazh

Poll