Bota

Sulmi në Pentagon, humbet jetën 1 oficer policie, qëllohet për vdekje dhe një nga autorët

3 Gusht 2021, 20:01 Nga DOSJA
Sulmi në Pentagon, humbet jetën 1 oficer policie, qëllohet

SHBA- Një oficer policie humbi jetën ditën e sotme nga sulmi në metro në Pentagon. AP News shkruan se oficeri u godit me thikë të martën, gjatë një shpëthimi dhune në metro. Së bashku me oficerin e vrarë gjithashtu ka humbur jetën edhe një nga të dyshuarit e sulmit në Pentagon, pasi u qëllua nga policia.

Pentagoni u mbyll ditën e sotme për shkak të disa të shtënave që u dëgjuan në një metro. Pas këtyre të shtënave në Pentagon u krijua një kaos i madh, dhe si pasojë e këtij kaosi një oficer u qëllua me thikë, duke humbur jetën. Ende nuk dihet se cilat janë arsyet e dhunës që u shkaktua ditën e sotme, ndërkohë që më vonë pritet që të jepen më shumë detaje në lidhje me sulmin.

Incidenti ndodhi në një platformë të autobusëve metro që është pjesë e Qendrës Tranzite të Pentagonit dhe pak hapa larg nga Pentagoni. Momentalisht ndërtesa e Pentagonit ka dalë nga bllokimi dhe lëvizja është e lirshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mbyllet pentagoni te shtena prane pentagonit ne shba mbyllet pentagoni te shtena prane pentagonit ne shba

Sondazh

Poll