Bota

Që prej sulmeve të 11 Shtatorit nuk ka shkelur aty, vëllai i Bin Laden nxjerr në shitje vilën luksoze në Los Angelos

3 Gusht 2021, 11:29 Nga DOSJA
Që prej sulmeve të 11 Shtatorit nuk ka shkelur aty, vëllai i Bin

SHBA– Megjithëse nuk ka qenë e banuar nga pronarët që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, një pronë e madhe në Bel Air  ka dalë në shitje për herë të parë në dekada.

Pronari aktual i shtëpisë është Ibrahim bin Laden, gjysmë-vëllai i Osama Bin Laden. Ashtu si Osama, Ibrahimi ishte një nga 50 fëmijët e lindur nga manjati i ndërtimit në Arabinë Saudite, Mohammed bin Awad bin Laden, i cili kishte 22 gra dhe shërbeu si patriark i klanit multi -miliarder bin Laden, një familje me lidhje të vjetra biznesi me familjet mbretërore të Al Saudit.

Sipas Indipendent, raportohet se Ibrahimi kishte blerë rezidencën në 1983, për më pak se 2 milion dollarë dhe tani po e shet për rreth 28 milion dollarë.

E ndërtuar në vitin 1931, rezidenca me shtatë dhoma gjumi, në stilin e vilës mesdhetare, përfshin më shumë se 7,000 metra katrorë hapësirë ​​jetese, e gjitha e mbuluar nga një çati me pllaka të kuqe. Gjatë viteve ’60, prona ishte në pronësi të prodhuesit të Epokës së Artë të Hollivudit Arthur Freed (“Singin ‘in the Rain”, “The Wizard of Oz”). Në fund të viteve ’70, ajo u rinovua nga John Elgin Woolf, i ashtuquajturi mbret i Hollywood Regency.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ibrahim bin laden mohammed bin awad bin laden osama bin laden sulmi terrorist i 11 shtatorit ibrahim bin laden mohammed bin awad bin laden osama bin laden sulmi terrorist i 11 shtatorit

Sondazh

Poll