Bota

13 vatra zjarri në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Presim ndihmë nga Serbia, jemi në komunikim me vendet e NATO-s

3 Gusht 2021, 10:59 Nga DOSJA
13 vatra zjarri në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Presim ndihmë nga

MAQEDONIA E VERIUT– Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka njoftuar se në Maqedoninë e Veriut ka aktualisht ka 13 vatra aktive të zjarrit, shumica të lokalizuara.

Në një status në Facebook, Zaev tha se po ndërhyhet me dy helikopterë të Armatës, ndërkaq pritet që katër helikopter të vijnë si ndihmë nga Serbia derisa vazhdojnë komunikimet me vendet e NATO-s për ndihmë.

Mëngjesin e sotëm dy helikopterë po marrin pjesë intenzivisht në shuarjen e zjarreve. Në çdo moment presim të na bashkohen edhe katër të tjerë, si ndihmë nga Republika e Serbisë. Jemi në komunikim intensiv me aleatët tanë të NATO -s në rajon të cilët janë zgjuar dhe gati për të ofruar ndihmë në përputhje me kushtet në terren. Aktualisht, 13 zjarre janë aktivë, shumica janë lokalizuar, Koçani është nën kontroll, ndërsa luftë më intensive me zjarrin po zhvillohet rreth Staro Nagoriçanit”, shkruan mes tjerash Zaev.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarr ne maqedoni zoran zaev zjarr ne maqedoni zoran zaev

Sondazh

Poll