Bota

Shtohen misteret për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un, shenja e errët pas kokës ngjall dyshime tek publiku

3 Gusht 2021, 10:35 Nga DOSJA
Shtohen misteret për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un,

KORE E VERIUT– Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, është shfaqur kohët e funit me një shenjë të errët në anën e pasme të kokës dhe kjo ka ngjallur mister tek të gjithë pasi në një dalje të dytë në ushtrinë veterane, shenja u mbulua me fashë.

Nga 24 deri më 27 korrik, udhëheqësi “trashëgues” i dinastisë Kim ndoqi një paradë ushtarake, ndërsa nga 27 deri më 29 korrik, ai ishte “i pranishëm” në një ngjarje për veteranët e ushtrisë. Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) publikoi fotografi dhe video të dy ngjarjeve, ku Kim Jong Un , përveçse ishte dukshëm i dobët, u shfaq me një shenjë të çuditshme të errët në anën e djathtë të kokës.

Shenja në kokën e Kim është e kohëve të fundit, pasi që më 29 qershor, ai mori pjesë në Mbledhja e Byrosë Politike të Partisë së Punës nuk kishte shenjën dhe më 11 korrik, megjithëse Kim mori pjesë në një ngjarje muzikore, fotografitë e rrjedhura nuk treguan pjesën e pasme të kokës të dëmtuar. 

Në rrjet qarkullojnë zëra nëse ai ka ndonjë sëmundje pasi përveç shenjes ai edhe ka ndryshuar pasi ka humbur shumë peshë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kim jong un kim jong un

Sondazh

Poll