Bota

Është kthyer në modë në Greqi! Burri shkon nga Athina në Larisë, vret me 8 plumba në mes të tavernës gruan, tenton të

3 Gusht 2021, 10:00 Nga DOSJA
Është kthyer në modë në Greqi! Burri shkon nga Athina

LARISA– Një tjetër vrasje brenda familjes ka ndodhur në Larisë të Greqisë, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij në mes të një taverne. Para dhjetëra dëshmitarëve okularë, një burrë 54-vjeç hyri në tavernën e vëllait të gruas së tij hhe qëlloi 8 herë më armë zjarri bashkëshorten e tij, 43 vjeçe. 

Pasi kreu vrasjen, autori u përpoq të shpëtonte, por u ndalua dhe u çarmatos nga Policia. ndërsa ende nuk dihen detaje lidhur me motivin e krimit. Policia po merr dëshmi nga dëshmitarët për të zbardhur më shumë detaje nga vrasja.

Sipas protothema.gr, presidenti i Sotiritsës, Vassilis Letsios ka bërë me dije se 43-vjeçarja ishte kthyer në fshatin e saj 4-5 muaj më parë për të ndihmuar biznesin e vëllait të saj, i cili ndodhet në një qendër rehabilitimi.

“Ai nuk ishte këtu, ai erdhi nga Athina dhe e vrau. Çfarë mund të them më?Vajza ishte nga fshati dhe ajo ishte martuar me të në Athinë, jetonin bashkë atje. Por eddhi se iu sëmurë i vëllai dhe nuk kishte kush ta ndihmonë. Tani askush prej nesh nuk e di se çfarë problemesh kishin me njëri -tjetrin. Ai erdhi nga Athina për ta vrarë. Ata ishin të martuar për shumë vite sepse fëmijët e tyre janë thuasje 20 vjeç,“-tha ai. 

Kjo është vrasja e dytë brenda javës që ndodh në Greqi, ku pak ditë më parë një shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, e gjitha për shkaqe xhelozie. 

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi vrasja ne larisa greqi vrasja ne larisa

Sondazh

Poll

Bota 3 Gusht 2021, 07:45

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?View Results...