Bota

Stuhi të rrëmbyeshme dhe breshër, meterologët bëjnë parashikimin për Britaninë: Mund të ketë përmbytje

3 Gusht 2021, 08:35 Nga DOSJA
Stuhi të rrëmbyeshme dhe breshër, meterologët

BRITANI-Anglia Jugore dhe Uellsi pritet të përfshihen nga stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm sipas parashikimeve të motit.

Mirror bën me dije se sipas parashikimeve shiu mund të arrije deri në dy centimetra dhe sipas sinoptikanëve deri në orën 11 të mbrëmjes parashikohet të ketë përmbytje. Shirat janë aktualisht shumë të dendur në Ishullin wight dhe pritet të zhvendosen në të gjithë Britaninë. Paralajmërohet se shirat do të jenë të pandalshëm për rreth dy orë dhe rreziqe mund të vijnë edhe nga rrufetë dhe breshëri.

Hekurudha Jugperëndimore u bëri thirrje klientëve të presin vonesa për udhëtimet e tyre, ndërsa Hampshire dhe Isle of Wight Fire and Rescue Service i këshilluan ata që preken nga përmbytjet të lëvizin sendet e tyre me vlerë lart dhe të bëjnë atë që munden për të mbajtur elektronikën e tyre larg ujit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota britani permbytje ne britanu britani permbytje ne britanu

Sondazh

Poll

Bota 3 Gusht 2021, 07:45

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?View Results...