Bota

‘60% e europianëve janë plotësisht të vaksinuar’, von der Leyen jep lajmin e mirë, Gjermania gati të japë doz

3 Gusht 2021, 10:48 Nga DOSJA
‘60% e europianëve janë plotësisht të

BOTË– Gjashtëdhjet përqind e të rriturve në Bashkimin Evropian kanë marrë të paktën një vaksinë të COVID-19, njoftoi shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

60% e të gjithë të rriturve në Bashkimin Evropian tani janë plotësisht të vaksinuar”.-shkroi ajo në Twitter.

Ajo theksoi se imunizimi i plotë na mbron nga Covid-19 dhe se çdo qytetar duhet të jetë vigjilent për shëndetin e vetë dhe mbrojtjen e të tjerëve.

60% of all adults in the EU are now fully vaccinated.

Full vaccination protects us from #COVID19 and its variants.⁰

Let’s stay vigilant. Let’s get vaccinated! For our own health – and to protect others. pic.twitter.com/cWiKmkzmxS

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 2, 2021

Këto shifra e vendosin Evropën ndër udhëheqësit botërorë. Procesi i arritjes ka qenë shumë i suksesshëm-por ne duhet të vazhdojmë përpjekjen,” vazhdoi ajo, duke paralajmëruar se “varianti Delta është shumë i rrezikshëm”.

Aktualisht, 60% e të rriturve amerikanë janë vaksinuar plotësisht me 69% që kanë marrë të paktën një dozë. Në Mbretërinë e Bashkuar keto shifra qëndrojnë në 70.5% dhe Shumica e vendeve evropiane kanë parë një rritje të rasteve të reja javët e fundit, të fajësuara për variantin Delta edhe pse shtrimet në spital dhe vdekjet kanë mbetur shumë nën majat e vërejtura gjatë dimrit, në pjesën më të madhe për shkak të marrjes së vaksinimit.88.1%.

Gjermania po përgatitet të vaksinojë të moshuarit dhe njerëzit në rrezik me një dozë të tretë duke filluar nga shtatori. Kjo u njoftua nga Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili tha se ishte i shqetësuar për mundësinë e “një përgjigje të dobësuar imune” kundër Covid nga këto kategori.

Ndërkohë në Brazil në 24 orët e fundit janë regjistruar 20,554 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në 19,935,132.. Numri mesatar i vdekjeve ishte 984 vdekje në ditë në javën e kaluar, më i ulëti që nga janari.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota koronavirusi ne bote ursula von der leyen vaksinimi ne bote koronavirusi ne bote ursula von der leyen vaksinimi ne bote

Sondazh

Poll