Bota

Britania përgatit planin, gati doza e tretë e vaksinës kundër Covid19, do të aplikohet tek të moshuarit dhe të sëmurët

3 Gusht 2021, 10:09 Nga DOSJA

BRITANI-Qeveria Britanike e Boris Johnson është në përgatitje të një plani për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid dhe duke filluar nga shtatori besohet se mund të fillojë përdorimi i saj. 

Mediat bëjnë me dije se kjo vaksinë do të përdoret për pesona të moshuar dhe për të sëmurët kronikë të cilët janë më të rrezikuar dhe nuk kanë imunitet. Megjithatë kjo nuk është diçka zyrtare. Mendohet se farmacitë do të luajnë rol shumë të rëndësishëm në këtë procës pasi vaksina do të shitet vetëm në farmaci për personat që vërtetëohet se kanë probleme kronike apo janë të moshuar.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë konfirmoi se ekzekutivi aktualisht është duke u përgatitur për një plan vaksinimi të mëtejshëm dhe se konsulentët mjekësorë shkencorë të Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (Jcvi), tashmë kanë hartuar një rekomandim të parë të përkohshëm mbi kategoritë prioritare. Ai shtoi se detajet e një vendimi përfundimtar do të bëhen publike në kohën e duhur.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota britani covid19 ne britani doza e trete e vaksines britani covid19 ne britani doza e trete e vaksines

Sondazh

Poll

Bota 3 Gusht 2021, 07:45

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?View Results...