Aktualitet

Apeli rikthen për gjykim vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, Gjykata: Shkalla e parë ka gabuar me avokatët

3 Gusht 2021, 09:25 Nga DOSJA
Apeli rikthen për gjykim vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, Gjykata:

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka kthyer pas vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke vendosur për rigjykimin e dosjes ndaj dy të pandehurve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në vitin 2018 në zonën e ish-Bllokut.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Denis Demiri ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim, ndërkohë që për Ardian Serezin, dosja ishte kthyer në Prokurori, pasi bazuar në argumentimin e trupës gjykuese nuk kishte mjaftueshëm prova për ta implikuar.

“Të dy të pandehurit Demiri dhe Serezi iu drejtuan Apelit. Demiri kërkonte shpalljen e tij të pafajshëm, ndërsa Serezi kërkonte pushimin total të çështjes duke arsyetuar se nuk kishte asnjë kusht apo kriter që dosja të rikthehej në prokurori. Por ndryshe nga sa prisnin dy të pandehurit, të cilët bënë një përballje të gjatë në Shkallën e Parë, Apeli vendosi ta kthejë dosjen për rigjykim, me argumentin se Shkalla e Parë ka kryer shkelje të rënda procedurale në rastin e të pandehurit Denis Demiri pasi ka gabuar në mënyrën se si janë njoftuar avokatët, ose janë prezantuar avokatët kryesisht,”- raportoi Lala.

Ndaj Apeli urdhëron Shkallën e Parë të rigjykojë çështjen në muajin shtator, me një tjetër trupë gjykuese të paanshme dhe profesionale, duke bërë që gjithçka të nisë nga zero dhe të gjykohet sërish në shtator. 

Por si ndodhi vrasja?

Memli Begalla u ekzekutua më 14 shkurt 2018, nga dy persona të maskuar, të cilët teksa largoheshin u fiksuan nga kamerat e sigurisë pranë një tuneli, me një plumb në kokë. Prokuroria akuzoi fillimisht Serezin se ishte ai personi që e inskenoi vrasjen e Begallës për shkak të një konflikti mes tyre. “Hatërmbetja” mes Serezit, ish-polic dhe Begallës, lidhet me sasinë prej 1 tonë hashash që u kap në vitin 2014 në Tepelenë, në një kamion ku drejtues ishte Serezi. Ish-polici u dënua me 6 vite, bëri vetëm 3.5 dhe doli me kusht nga burgu. dhe u lirua në 2018. Pasi u lirua, ai është takuar një ditë para vrasjes me Begallën duke i kërkuar edhe para.  Mos mbajtja e premtimit nga biznesmeni ka qenë një nga pistat e hetimit ku prokuroria akuzoi Serezin, akuzë kjo që bie me vendimin e sotëm.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian serezi denis demiri memli begalla ardian serezi denis demiri memli begalla

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Gusht 2021, 09:24

Sa kushton jeta e një njeriu?

Dy vjet pas vdekjes, në maj 2019, prindërit e Engjëllit dhe motra e tij paditën në Gjykatën e Fierit kompaninë publike Albcontrol, ku e ema a foshnjes punonte s...