Aktualitet

TRONDITËSE në Pogradec, foshnja lind në heshtje, mjekët e shpallin të vdekur dhe e ‘flakin’ në kuti, i ati dëgjon të

2 Gusht 2021, 15:49 Nga DOSJA
TRONDITËSE në Pogradec, foshnja lind në heshtje, mjekët e

POGRADEC– Një foshnje e porsalindur nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të neglizhencës së mjekëve në maternitetin e Pogradecit. Më 24 korrik, nëna me inicialet D.Y., ka shkuar në Maternitetin e Pogradecit, ku solli në jetë foshnjën e saj parakohe, vetëm në javën e 24-t të shtatzënisë.

Foshnja lindi në heshtje, pa të qara dhe nisur nga kjo gjë, mjekët e futën në një kuti dhe më pas në kartelë e shënuan si abort. Konkretisht mjekja Genta Shyta e cila ka qenë në ato momente në Maternitet ka plotësuar kartelën dhe u ka komunikuar familjarëve lajmin për vdekjen e foshnjës.

Por, familjarët nuk janë mjaftuar me komunikimin e bluzave të bardha dhe kanë kërkuar të shohin vetë beben e porsalindur.

Konkretisht në dhomën ku ndodhej foshnja e ‘flakur’ në një kuti, sikur të ishte një objekt e jo një qenie njerëzore, është futur babai i të porsalindurit. Ai ka dëgjuar fëmijën duke qarë dhe ka lajmëruar mjekët. Pas këtij sinjali, foshnja është nisur për në Tiranë, ku dhe ndërroi jetë më 31 korrik, shtatë ditë pas lindjes. Pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha në Tiranë, orët e qëndrimit në kuti, ia bënë të pamundur mbijetesën bebes.

Sot policia njoftoi se ka proceduar penalisht mjeken Genta Shyta, banuese në Tushemisht, Pogradec, me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit, pasi akuzohet për neglizhencë. Përpara grupit hetimor, Shyta ka deklaruar se nëna e fëmijës ka pësuar abort dhe të qarat që u dëgjuan më pas, kanë qenë fryt i një mrekullie. Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore dhe çështja është në duart e Prokurorisë së Pogradecit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet skandali ne maternitetin e pogradecit skandali ne maternitetin e pogradecit

Sondazh

Poll