Aktualitet

Protesta në Baldushk, banori: Do i vras të gjithë këta, pastaj veten. Bashkia do bëjë bllok vilash, jo shtëpi për të pr

2 Gusht 2021, 14:33 Nga DOSJA
Protesta në Baldushk, banori: Do i vras të gjithë këta,

TIRANË– Banorët e Baldushkut pretendojnë se në truallin e tyre, Bashkia Tiranë nuk do ndërtojë banesa për të prekurit nga tërmeti por do ndërtohet një bllok vilash. Në protestën që zhvilluan sot, qytetarët u shprehën për Syri TV se nuk janë dakort me dëmshpërblimet që u kanë premtuar dhe se do vijojnë me rezistencën e tyre.

“Për këtë do japë zgjidhje vetëm Strasburgu, askush nuk vjen këtu. Një çun atje e kapën për trikoje, e kapën keq. Ky është një veprim i dënueshëm, ç’është kjo. Policët tanë shqiptarë sillen në mënyrë barbare,”- tha njëri.

“Do i vras të gjithë këto, pastaj do vras dhe veten,”- shton dikush më tej.

Debatet verbale sot agravuan edhe në përplasje fizike mes banorëve dhe forcave të policisë bashkiake. Forcat e rendit u përplasën mes banorëve duke mos kursyer as të moshuarit dhe fëmijët. Banorët prej muajsh vijojnë rezitencën kundër projektit të bashkisë për të ndërtuar banesa në këtë zonë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne baldushk proteste ne baldushk

Sondazh

Poll