Bilanci i Covid-19 në Shqipëri: Regjistrohen 25 raste të reja, asnjë viktimë
2 Gusht 2021, 15:33Nga DOSJA
SHQIPËRI– 2 mijë e 457 viktima, 433 raste aktive dhe 130 mijë e 256 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend. Në 24 orët e fundit, sipas bilancit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 25 qytetarë, në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Gramsh. Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë.
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (02 Gusht 2021) Raste të reja ditore 25 Të shëruar në 24 orë 13 Të shtruar në spitale 20 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3,762
Testime totale 906,676 Raste pozitive 133,146 Raste të shëruara 130,256 Raste Aktive 433 Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
POGRADEC– Foshnja që ndërroi jetë pak orë pas lindjes disa ditë më parë në Pogradec, ishte regjistruar si abort nga mjekët. Mësohet se bluzat e bardha e kanë sh...
FIER– Problematika e mbetjeve që digjen prej vitesh në një fushë në qytetin e Fierit ka marrë fund. Mësohet se sot ka nisur transferimi i mbetjeve drejt i...
PËRRENJAS- Një vatër zjarri e re është shënuar ditën e sotme në Përrenjas. Mësohet se nën flakë është mali i Qukësit. Ende nuk dihet nëse kjo vatër zjarri ...
POGRADEC– Genta Shyta, 51 vjeçe banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit) është proceduar penalisht pasi ...
TIRANË– Shtëpitë dhe pronat private të banorëve të Baldushkut që sot janë të irrituar me Bashkinë Tiranë dhe zhvillojnë protesta, ishin të paprekshme, bazu...
Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në kodrat e fshatit Babunjë e Fierseman të Bashkisë Divjakë. Zjarri fillimisht ka rënë në disa shkurre ku më pas ka përfshir...
TIRANË– Banorët e Baldushkut pretendojnë se në truallin e tyre, Bashkia Tiranë nuk do ndërtojë banesa për të prekurit nga tërmeti por do ndërtohet nj...
TIRANË– Vendimi për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nuk do të merret nga Gjykata Kushtetuese, të paktën deri në fund të muajit tetor.Vetë Gjykata Kushte...
TIRANË– 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë vënë në pra...