Aktualitet

Projekti i rindërtimit në Baldushk, harta fillestare nuk prekte shtëpitë e banorëve, Bashkia e ndryshoi fshehurazi dhe ‘g

2 Gusht 2021, 14:45 Nga DOSJA
Projekti i rindërtimit në Baldushk, harta fillestare nuk prekte

TIRANË– Shtëpitë dhe pronat private të banorëve të Baldushkut që sot janë të irrituar me Bashkinë Tiranë dhe zhvillojnë protesta, ishin të paprekshme, bazuar në hartën filestare të planit të rindërtimit në këtë zonë. Një banor i Baldushkut ka sjellë hartën fillestare për Dosja.al, e cila gjendet edhe në hartën online të Agjensise Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Zona me ngjyrë rozë është pikërisht territori që ishte planifikuar për të ndërtuar banesat për të prekurit nga tërmeti. Kjo hartë mban edhe firmën e kryeministrit Edi Rama, por banori pretendon se Bashkia Tiranë e ka modifikuar. Sipas banorit, është bërë një modifikim në hartën ku ishte planifikuar të bëhej rindërtimi dhe ka ‘grabitur’ pronat private të banorëve të Baldushkut.

Debatet verbale sot agravuan edhe në përplasje fizike mes banorëve dhe forcave të policisë bashkiake. Forcat e rendit u përplasën mes banorëve duke mos kursyer as të moshuarit dhe fëmijët. Banorët prej muajsh vijojnë rezistencën kundër projektit të bashkisë për të ndërtuar banesa në këtë zonë. Ata pretendojnë se Bashkia Tiranë, në të vërtetë do të bëjë një bllok vilash dhe jo banesa për të prekurit nga tërmeti. Një prej tyre kërcënoi dhe me flijimin e të gjithë njerëzve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e baldushkut proteste ne baldushk banoret e baldushkut proteste ne baldushk

Sondazh

Poll