Aktualitet

Mjekët e futën në kuti se nuk qau kur lindi dhe e regjistruan si abort, zbardhen DETAJE tronditëse nga vdekja e foshnjes në

2 Gusht 2021, 15:23 Nga DOSJA
Mjekët e futën në kuti se nuk qau kur lindi dhe e regjistruan si

POGRADEC– Foshnja që ndërroi jetë pak orë pas lindjes disa ditë më parë në Pogradec, ishte regjistruar si abort nga mjekët. Mësohet se bluzat e bardha e kanë shënuar si abort foshnjën që ka lindur 24-javëshe në maternitetin e Pogradecit, pasi nuk e kanë dëgjuar të qajë. Për këtë arsye, mjekët e kanë konsideruar të vdekur dhe e kanë futur në një kuti.

Kanë qenë familjarët e të porsalindurit, ata që kanë insistuar të shohin foshnjën e tyre dhe kur kanë hyrë te dhoma ku mbahej foshnja, e kanë dëgjuar të qajë. I ati i foshnjes ka treguar se është futur në dhomë tre orë pas lindjes së bebes dhe e ka dëgjuar të qajë, pavarësisht se ishte në një kuti. Pas këtij episodi, foshnja është dërguar në Tiranë, por edhe pas shërbimit mjekësor, nuk ka mundur të jetojë.

Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore dhe ka marrë deklarim të mjekes Genta Shyta, e cila ka këmbëngulur që nëna e fëmijës ka pësuar ‘abort’ si dhe ka shtuar që më pas ka ndodhur një mrekulli. Foshnja lindi më datë 24 korrik, ndërsa më datë 31 korrik, ndërroi jetë.

LAJM KRYESOR: TRONDITËSE në Pogradec, foshnja lind në heshtje, mjekët e shpallin të vdekur dhe e ‘flakin’ në kuti, i ati dëgjon të qarat. Vdes në Tiranë. Mjekja: Ishte abort, ndodhi mrekulli

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet skandali ne maternitetin e pogradecit skandali ne maternitetin e pogradecit

Sondazh

Poll