Në Lushnjë digjen pemët frutore, zjarre të qëllimshme në kodrat me vreshta dhe ullinj
2 Gusht 2021, 14:35Nga DOSJA
Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në kodrat e fshatit Babunjë e Fierseman të Bashkisë Divjakë. Zjarri fillimisht ka rënë në disa shkurre ku më pas ka përfshirë një sipërfaqe me pemë frutore. Banorët e zonës kanë qenë të parët të cilët kanë ndërhyrë për fikjen e tij dhe më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur forcat e zjarrfikëseve të Divjakës.
Sipas banorëve zjarri ka ardhur nga kodra përballë dhe dyshimet e tyre janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Është dashur rreth tre ore për të lokalizuar vatrat e zjarrit dhe falë kësaj ndërhyrje shpëtuan sipërfaqe të tëra me vreshta dhe ullinj.
Edhe pse situata e tanishme është e rrezikshme për zjarret si pasojë e temperaturave të larta shumë fermerë nuk ndalen duke djegur mbeturinat në tokat e tyre ku në shumicën e rasteve zjarret dalin jashtë kontrollit.
Policia e Divjakës po merr të gjithë fermerët në pyetje të cilët kanë toka në këtë vend për të gjetur autorin e zjarrvënies.
Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Banorët e Baldushkut pretendojnë se në truallin e tyre, Bashkia Tiranë nuk do ndërtojë banesa për të prekurit nga tërmeti por do ndërtohet nj...
TIRANË– Vendimi për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nuk do të merret nga Gjykata Kushtetuese, të paktën deri në fund të muajit tetor.Vetë Gjykata Kushte...
TIRANË– 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë vënë në pra...
PRRENJAS– Policia e Prrenjasit ka bërë me dije se si pasojë e një aksideni në fshatin Urakë të Prrenjasit ka mbetur e vdekur 57-vjeçarja Qamile Hana ndër...
BULQIZË– Disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. mësohet se ngjarja ka ndodhur në Gjoricë, Bulqizë, mesditën e sotme...
TIRANË– Fitimin e gradave policore nuk do të behet me vendim gjykate, por me konkurim. Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për çdo efektiv që dëshiron...
PRRENJAS-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prrenjas, ku një person ka ndërruar jetë ndërsa policia e ka bërë të ditur lajmin vetëm ...
ATHINË– Florand dhe Anisa Shehu u bënë të njohur në Greqi falë një ngjajrje tragjikë, ku bashkëshorti vrau me thikë të renë për xhelozi. Sot janë zbu...
VELIPOJË– Alketa Gjoka dhe djali i saj, 12 vjeç, Enriko janë në gjendje të stabilizuar teksa po mjekohen në Itali për plagët e marra nga shpërthimi ...
ITALI– Rreth 4 mijë dokumente sekrete të Legjislaturës së XIII të Parlamentit Italian, që përkon me vitet 1996-2001 do të bëhen publike e të konsultueshme...