Aktualitet

Merr fund problematika e mbetjeve në Fier, plehrat transferohen drejt inceneratorit

2 Gusht 2021, 15:21 Nga DOSJA
Merr fund problematika e mbetjeve në Fier, plehrat transferohen drejt

FIER– Problematika e mbetjeve që digjen prej vitesh në një fushë në qytetin e Fierit ka marrë fund. Mësohet se sot ka nisur transferimi i mbetjeve drejt inceneratorit, që do të kujdeset për përpunimin e tyre.

Një ditë pas përfundimit të betejës me flakët dhe tymin, tashmë mjetet kanë nisur punën për largimin e mbetjeve drejt landfillimit.

Vetë kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi tha se kjo gjë do të ndodhte pas ndërtimit të rrugës që të çon tek inceneratori, duke lënë si afat dhe ditën e fundit të muajit Gusht. Fieri u kthye në një qytet toksik për një javë rresht. Djegia e mbeturinave çliroi një tym helmues dhe për ditë me radhë helmoi qytetarët.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra mjedisore ne fier masakra mjedisore ne fier

Sondazh

Poll