Aktualitet

Rrezikoi mbytje në det, roja bregdetare bëhet ‘HERO’ i shpëton jetën 73-vjeçarit nga Tirana

2 Gusht 2021, 11:37 Nga DOSJA
Rrezikoi mbytje në det, roja bregdetare bëhet ‘HERO’ i

SARANDË-Një 73-vjeçar është shpëtuar nga përmbytja në plazhin “Hasan Tahsini” në qendër të Sarandës dhe fatmirësisht i është shpëtuar jeta nga roja bregdetare Sokol Alushaj.

73-vjeçari Edmond Tufani nga Tirana po lahej në det ku hasi vështirësi dhe roja sapo mori sinjalin për ndihmë veproi direkt dhe i dha ndihmë. Pas disa përpjekjesh 73-vjeçari u ‘rikthye’ në jetë.

Syri.tv ka siguruar pamje nga momenti kur Sokol Alushaj po jepte ndihmën për ta sjellë në jetë 73 vjeçarin dhe ia arriti. Pushuesit i bënë telefonatë edhe Urgjencës por nuk e ka hapur celularin në moment dhe ka arritur në vendin e ngjarjes me vonesë, atëherë kur 73-vjeçari e kishte marrë veten.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond tufani sarande sokol alushaj edmond tufani sarande sokol alushaj

Sondazh

Poll