Aktualitet

“O maskarenj, për të mbrojtur një b*** oligarkësh shkatërruat Shqipërinë”/ Në mes të arës, gruaja prek me fjalët,

2 Gusht 2021, 10:41 Nga DOSJA
“O maskarenj, për të mbrojtur një b*** oligarkësh

BERAT– Një banorë e revoltuar në fshatin Lumas i ka dalë para skrepit duke ndaluar punimet që po shkatërrojnë shtratin e lumit Sinec. Teksa filmohej, ajo ka mbajtur një fjalë të shkurtër duke shënjestruar drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenin Pëllumb Salillarin, i cili është drejtuesi i kompanisë ‘Salillari shpk.’

O maskarenj, për të mbrojtur një bythë oligarkësh…Salillarin.. Një maskara që e shkatërroi Shqipërinë, nuk la rrugë pa shkatërruar. Tani ka filluar me lumenjtë dhe burimet. Nuk do t’ja falim. Edhe i lutem që të vejë drejtësia në vend se po na merr shpirtin edhe gjykatësi në Vlorë. Kemi vajtur 3 herë dhe nuk i jep të drejtë as në popullit të varfër dhe as atij larit që e ushqen me para. T’ja japë të drejtën që të dimë dhe ne ku të drejtohemi. Ka Gjykatë Apeli, Gjykatë të Lartë, Kushtetuese. Nuk ia fal! Pikë! Këtu do rri,”-shprehet ajo.

Banorët që kanë dërguar videon e gruas tek ish-kryeministri Sali Berisha, i kanë shpjeguar se dëmi që po bëhet me punimet është i jashtëzakonshëm pasi nuk po punohet sipas projektit të miratuar nga Bashkia. Sipas tyre, ishtë planifikuar që punimet të bëheshin në anë të rruhës dhe jo në lum, por e kundërta ka ndodhur duke shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm ekologjik.

Ajo që vlen për t’u përmendur është fakti që gjatë gjithë kohës që skepi punon në lumë, mjeti shoqërohet nga dhjetra forca policore që janë dërguar nga Kuçova me urdhër të Geron Seitllari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lumi sinec punimet ne lumas lumi sinec punimet ne lumas

Sondazh

Poll