Aktualitet

E ka dënuar Gjykata e Kalifornisë, ekstradohet gruaja nga Shqipëria në SHBA, cili është krimi

2 Gusht 2021, 10:43 Nga DOSJA
E ka dënuar Gjykata e Kalifornisë, ekstradohet gruaja nga

TIRANË-Interpol Tirana ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një shtetase shqiptare që ishte shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane. Në njoftimin për media bëhet e ditur se shqiptarja ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar, pasi shqiptarja është shpallur fajtore për veprën penale: “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Interpol Tirana

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë /Zyra e Hetimeve Kriminale (DSS/OCI e Ambasadës Amerikane në Shqipëri) dhe me Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”, kanë bërë lokalizimin dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt SHBA-së, të shtetases L. H. Arrestimi i saj është bërë nisur nga kërkesa e ardhur nga ana e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, për arrestimin e përkohshëm të saj, me qëllim ekstradimin nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar më datë 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar Kodi Penal i SHBA-së.

Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u realizua arrestimi i kësaj shtetaseje, me qëllim ekstradimin e saj nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Drejtësisë, është duke kryer të gjitha veprimet ligjore për ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gruaja ne shqiperi interpol arrestohet gruaja ne shqiperi interpol

Sondazh

Poll