Aktualitet

Nard Ndoka vdes për herë të dytë nënën e Angela Merkel, poston i pikëlluar në Facebook, bie pre e “fake news”

2 Gusht 2021, 09:50 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka duket se ka rënë pre e një lajmi të rremë mëngjesin e sotëm, pasi ka përcjellë ngushëllime ndaj kancelares Angela Merkel për humbjen e nënës. Kur në fakt, Herlind Kasner ka ndërruar jetë në vitin 2019.

“Në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë, Herlind Kasner, Nëna e Kancelares gjermane, Angela Merkel. Sipas mediave të huaja, vdekja e nënës së kancelares gjermane u bë e ditur nga një prej zëdhënësve të Qeverisë së Gjermanisë. Ajo lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg Angela Merkel, në vitin 1954, duke u zhvendosur në ish-Gjermaninë Lindore vetëm disa javë më vonë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor që vdiq në 2011. Mamaja e Merkel u nda nga jeta në Prillin e vitit 2019, në moshën 90-vjeçare,”-shkruan ai.

Por me siguri miqtë e tij e kanë “ftilluar” duke e njohuar për lajmin e rremë, pasi Ndoka disa minuta pas postimit e ka fshirë statusin e bërë për kancelaren gjermane.

(km./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet angela merkel gabimi i nard ndokes nard ndoka angela merkel gabimi i nard ndokes nard ndoka

Sondazh

Poll