Aktualitet

32 vende të lira në BKH/ Përfundon intervistimi, kalojnë në fazën tjetër 75 kandidatë (EMRAT)

2 Gusht 2021, 10:31 Nga DOSJA

TIRANË– Gara për 32 vendet vakante të mbetura në Byronë Kombëtare të Hetimit ende vijon, por testimin e fundit e kanë kaluar vetëm 75 kandidatë. BKH intervistoi 163 kandidatë, vetëm 75 prej tyre e kaluan provën e intervistimit dhe do t’i nënshtrohen testit të poligrafisë. Ky testim dotë zhvillohet më 9 gusht dhe më pas, fituesit do të plotësojë deklaratën e pasurisë dhe do i nënshtrohen kontrollit të figurës.

Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.

BKH është një i institucion i ri i dalë nga reformën në drejtësi dhe është pjesë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Aktualisht BKH ka 28 hetues, nga 60 që duhet të jenë në total. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gara per bkh gara per bkh

Sondazh

Poll