Aktualitet

Bashkëshorti e qëlloi pa mëshirë për xhelozi, la djalin pa nënë! Dalin PAMJET, Anisës i jepet lamtumira e fundit, e ëma

2 Gusht 2021, 11:26 Nga DOSJA
Bashkëshorti e qëlloi pa mëshirë për xhelozi, la djalin

GREQI– 31-vjeçarja Anisa Shehu, e cila u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj shqiptar për xhelozi, është përcjellë sot në banesën e fundit. Ceremonia mortore është mbajtur këtë të hënë në varrezat e Dhafnit në Athinë, ku kanë marrë pjesë dhe familjarë të saj.

E vendosur në një arkëmort të bardhë, e reja është përcjellë për në banesën e fundit, ndërkohë që autori i vrasjes së saj Florand Shehu, me shumë gjasa do të dënohet me burg përjetë. 

Ngjarja ndodhi mesditën e të enjtes, ku shqiptari direkt sapo kreu vrasjen u vetëdorëza në komisariat. Ai deklaroi se e kishte vrarë bashkëshorten 31-vjeçare, me të cilën ka një djalë për arsye xhelozie. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti gruan e e vdekur në dhomën e saj të gjumit aty ku 40-vjeçari e kishte vrarë duke e goditur me thikë. Ndërsa ka dyshime të forta se autori e ka përdhunuar viktimën përpara se ta qëllonte dy herë me thikë në stomak.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anisa shehu florand shehu shqiptari vret gruan ne greqi anisa shehu florand shehu shqiptari vret gruan ne greqi

Sondazh

Poll